Home / Sport / Roma fillon bisedimet me Kristian Panuçin

Roma fillon bisedimet me Kristian Panuçin

Kristian Panuçi ka zbuluar se ai ka filluar negociatat me Romën për t’u bërë trajneri i skuadrës kryeqytetase. Verdhekuqtë shkarkuan nga detyra Zdenek Zeman të shtunën, pas një serie rezultatesh që pa skuadrën të largohej nga tre vendet e para në renditje, objektivi sezonal i klubit.

“Është e vërtetë që Roma më kontaktoi të shtunën. Ata më pyetën nëse isha gati të kthehesha në Romë. Por nuk dua të zbuloj detaje të tjera rreth kësaj çështje”, ishin fjalët e Panuçit për mediat italiane.
“Për mua, drejtimi i Romës do të ishte maksimumi. Kam kaluar disa vite të shkëlqyera te ajo skuadër dhe tashmë pres të shoh se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, nëse do të kthehem përsëri aty apo jo”, tha ai.
“Eksperienca e punës përkrah një personi si Fabio Kapelo është më e vlefshme se shumë eksperienca të tjera pune si trajner i parë. Ndaj nuk kam frikë të filloj karrierën time si trajner në stolin e Romës”, deklaroi ish-mbrojtësi që ka veshur fanellën e kësaj skuadre nga vitit 2001, deri në vitin 2009.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *