Home / Sport / Ronaldinjo: Do të doja të luaja më shumë përkrah Mesit!

Ronaldinjo: Do të doja të luaja më shumë përkrah Mesit!

Ronaldinjo ka treguar se “pishman” i karrierës së tij mbetet fakti që nuk ka arritur të luajë për një periudhë më të gjatë përkrah Lionel Mesit, atij që u bë pasardhësi i fanellës së tij me numrin 10 te Barcelona.

“Nuk e kam pishman që nuk kam luajtur në kampionatin anglez, pasi kam luajtur për disa prej skuadrave më të mëdha në botë dhe kam fituar gjithçka. I vetmi pishman që kam është se nuk kam luajtur më shumë sezone përkrah Lionel Mesit. Ai është një miku im i mirë. Mund ta shihja që në moshë të re se do të bëhej më i miri. Ishte shumë ngazëlluese të shihje këtë fëmijë që mund të bënte gjëra që pjesa më e madhe e lojtarëve vetëm mund t’i ëndërrojnë”, tha mes të tjerave mesfushori brazilian.
“Mesi në 3-4 vitet e fundit ka qenë lojtari më i mirë në botë, ka qenë në një nivel të qëndrueshëm të cilin nuk besoj se bota e ka parë më përpara. Por Neimar është i ri dhe nuk mund t’ju shpjegoj se sa i veçantë mund të bëhet ai në të ardhmen. Në 2-3 vitet e ardhshme ai do të bëhet lojtari më i mirë”, ishte “basti” i Ronaldinjos.
Sipas tij, Uejn Runi dhe Eshli Kol do të ishin dy lojtarë që do të bënin mirë edhe me kombëtaren e Brazilit.

“Runi është një lojtar që më pëlqen. Nuk ekziston një ekip kombëtar në botë që nuk do të përmirësohej po ta kishte atë në skuadër. Ndërsa Eshli Kol është një mbrojtës fantastik. E kam parë të mbajë të qetë lojtarët më të mirë në botë. Kundërshtarët më të mirë? Kundërshtarët më të vështirë për mua kanë qenë gjithmonë mbrojtësit, për mënyrën se si luajnë duke mos të të lënë rrugë të kalosh. Dy nga më të vështirët që kam ndeshur në karrierën time janë Paolo Maldini dhe Xhon Terri”, ka zbuluar fantazisti i cili shpreson të kthehet në kombëtaren braziliane për Botërorin 2014.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *