Home / Sport / Ronaldo i kënaqur me paraqitjen perfekte

Ronaldo i kënaqur me paraqitjen perfekte

Kristiano Ronaldo e ka cilësuar paraqitjen e Real Madrid në Kupën e Mbretit si “perfekte”, pas fitores 3-1 ndaj Barcelonës në “Kamp Nou”. Portugezi përjetoi një natë magjike duke shënuar dy gola, por edhe duke u treguar një rrezik për mbrojtjen katalanase sa herë kishte topin në këmbë.

“Ishte një ndeshje e mirë, që nga minuta e parë deri në të fundit. Ishim shumë të saktë dhe treguam një sjellje të shkëlqyer. Luajtëm më mirë dhe shënuam tre gola jashtë fushës tonë. Jemi shumë të lumtur që kemi luajtur në mënyrë të shkëlqyer. Është e vërtetë që në këtë ndeshje kemi luajtur më mirë sesa në atë që luajtëm në fushën tonë. Ne kemi mjaft besim dhe prandaj vazhdojmë të luajmë në këtë turne që na pëlqen”, tha ai, duke iu referuar fakti që skuadra kaloi në finalen e Kupës së Mbretit.
Sipas Ronaldos, paraqitjet e mira në Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit nuk vërtetojnë se Reali është i përqendruar vetëm në këto turne dhe po injoron plotësisht kampionatin spanjoll.
“Të luash kundër Barçës është gjithmonë një motivim më shumë. Kampionati mbetet gjithmonë i rëndësishëm, por më pak se aktivitetet e tjera për shkak të diferencës që është krijuar. Ne duhet të përqendrohemi në kampionat ashtu si në Ligën e Kampioneve, do të mundohemi të fitojmë gjithçka si zakonisht. Të gjithë lojtarët kanë qenë perfekt në këtë ndeshje, që na jep shumë besim që të vazhdojmë para edhe në Ligën e Kampioneve”, deklaroi Kristiano Ronaldo pas ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *