Home / Sport / Rosell: Më tërheq një lojtar i Realit!

Rosell: Më tërheq një lojtar i Realit!

Ndonëse transferimet mes Real Madrid dhe Barcelonës nuk kanë qenë kurrë të mirëpritura dhe kanë krijuar probleme (kujtoni rastin e Figo që u gjuajt me një kokë derri në “Kamp Nou”), presidenti aktual i katalanasve, Sandro Rosell, është gati të realizojë një transferim të mundshëm, pasi e tërheq një prej lojtarëve të rivalëve historikë.

“Është një futbollist i Real Madrid që më tërheq, por nuk do ta them se kush është, pasi në të kundërt do të fillojë një cirk mediatik rreth tij”, tha Rosell, duke bërë që intervistuesi të fillonte të kërkonte emrin e lojtarit në fjalë.
“Mos është personi mes shtyllave?”, ishte pyetja që aludonte për Iker Kasijas, por Rosell ishte i prerë. “Nuk ju jap asnjë pistë”.
“Po Kristiano Ronaldo? Po të vinte falas?”, ishe pyetja e radhës.
“Shpesh, kur merr gjëra falas, i paguan shumë shtrenjtë”, ishte përgjigja enigmatike e Rosell, i cili më pas bëri të qartë se po t’i jepej mundësia, e blinte një lojtar të tillë.
“Real Madrid ka lojtarë të mëdhenj dhe është e qartë që mes tyre kanë nga ata që do t’i blija”, ishte deklarata e tij.
Menjëherë pas këtyre fjalëve, mediat sportive spanjolle kanë organizuar sondazhe me lexuesit e tyre dhe me mbi 40% vota në çdo sondazh shfaqet emri i Iker Kasijas, i ndjekur nga ai i Serxho Ramos me rreth 15% të votave të marra në sondazhe të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *