Home / Sport / Roura: Ndaj Realit do të luajmë në sulm

Roura: Ndaj Realit do të luajmë në sulm

Zëvendësi i Vilanovës siguroi se Barcelona do të zhvillojë një lojë sulmuese, edhe pse Realit i duhet patjetër që të shënojë.

Zëvendëstrajneri i Barcelonës, Zhordi Roura ndez polemikat në prag të El Klasikos së kthimit të Kupës së Mbretit. 45-vjecari e shprehu hapru pakënaqësinë për caktimin e Undiano Mallenco për gjykimin e kësaj supersfidë. Zëvendësi i Vilanovës siguroi se Barcelona do të zhvillojë një lojë sulmuese, edhe pse Realit i duhet patjetër që të shënojë.

Zhordi Roura hedh dyshime mbi gjyqtarin e El Klasikos Undiano Mallenco. Zëvendëstrajneri i Barcelonës kujtoi se statistikat e skuadrës katalanase me këtë gjytar nuk janë aspak të mira, duke përmendur faktin që takimin e vetëm që ka humbur skuadra e tij në La Liga e ka gjykuar pikërisht ky arbitër.

Me Undiano Mallenco numrat tanë janë më të këqinj se me gjyqtarët e tjerë. Të vetmen ndeshje që kemi humbur në La Liga, e ka gjykuar pikërisht ai. E kemi ende në kujtesë tolerance në gjykim në ndeshjen e Kupës para Realit të Madridit. Më e mira që mund të ndodhë është që episodet të kalojë pa u vënë re.”

43-vjecari siguroi se në “Camp Nou” Barcelona do të bëjë lojën e saj sulmuese, edhe pse është i bindur se Reali do ta kërkoi me ngulm golin.

Reali është një skuadër e madhe. Askush nuk mund ta parashikojë atë që mund të ndodhë. Atyre u duhet të shënojnë dhe në jemi të bindur që do ta kërkojnë me ngulm golin, por Barcelona nuk spekulon kurrë, do të bëjë lojën e saj sulmuese. Cdo ndeshje që do të luajmë është shumë e rëndësishme dhe përcaktuese, por nëse do ta eliminojmë Realin, do të hedhim një hap shumë të rëndësishëm.

I pyetur për dyshimet që janë hedhur mbi rendimentin e Messit, Roura u përgjigj me ironi.

-Aq më mirë që Lionel Messi nuk është shfaqur në formën më të mirë, sepse do të thotë se presim akomë më shumë nga ai. Gjithësesi, të diskutosh për formën e Messit më duket jashtë logjike.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *