Home / Lajme / Maqedoni / Rrëshqitja e tokës e vështirëson komunikacionin në aksin Hanet e Mavrovës – Dibër

Rrëshqitja e tokës e vështirëson komunikacionin në aksin Hanet e Mavrovës – Dibër

24 shkurt-Sipas informacioneve të SPB Tetovë, komunikacioni në këtë aks rrugër për shkak të shembjes po zhvillohet i vështirësuar dhe vetëm për makina udhëtarësh, ndërsa nuk mund të lëvizin kamionë dhe automjete të tjera të rënda, transmeton Tv Koha-Tetovë.

– Një grumbull gurësh kanë rrëshqitur mbi makinën “lançia” e cila ka kaluar nëpër aksin rrugor Dibër – Hanet e Mavrovës në vendin “seneçki prodavnici” në mëngjesin e sotëm rreth orës 8:30.

SPB Tetovë kumtoi se shoferi B.C 924) nga Dibra, nuk është lënduar, por makina seriozisht është dëmtuar,ransmeton Tv Koha-Tetovë

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, komunikacioni në këtë aks rrugër për shkak të shembjes po zhvillohet i vështirësuar dhe vetëm për makina udhëtarësh, ndërsa nuk mund të lëvizin kamionë dhe automjete të tjera të rënda, transmeton Tv Koha-Tetovë.

Gjatë ditës pritet që ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” t’i pastrojnë gurët dhe të sigurojnë lëvizje normale të komunikacionit.

Pothujase në vendin e njejtë vitin e kaluar nga rrëshqitja e gurëve e humbi jetën një dibran derisa ka vozitur nëpër luginën e Radikës.

Policia u bën apel shoferëve të cilët lëvizin në këtë rajon të kenë kujdes nga rrëshqitja e në këtë periudhë të vitit, kur kjo dukuri është shpeshtuar, ransmeton Tv Koha-Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *