Home / Sport / Rrëzohet avioni me tifozë të Borusias

Rrëzohet avioni me tifozë të Borusias

Një avion i mbushur me tifozë të Borusia Dortmund është rrëzuar në Donetsk të Ukrainës, një incident pasojë e të cilit kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur rëndë 2 të tjerë.

Avioni i kompanisë “Southern Airlines” që vinte nga Odesa dhe mbante 45 pasagjerë në bord, është munduar të kryejë një ulje emergjence në aeroportin ndërkombëtar “Prokofyev”, por është përfshirë nga flakët në momentin kur ka prekur tokën.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:35, kur avioni “Antonov-24”, i mbushur me tifozë që do të shkonin në stadium për të parë ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes ekipit ukrainas dhe Borusia Dortmund, ka tentuar të ulet në një fushë rreth 700 metra larg aeroportit të Donetsk.
Sipas deklaratave të Ministrit të Shëndetësisë në Ukrainë, është 39 numri i personave të shpëtuar dhe mes tyre janë rreth 12 persona që kanë marrë ndihmën mjekësore por janë jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të kësaj tragjedie, dy skuadrat mbajtën një minutë heshtje në fushën e lojës në nderim të viktimave para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampioneve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *