Home / Sport / Rufeja-M, largohet Rexhepi, vjen Jakupi

Rufeja-M, largohet Rexhepi, vjen Jakupi

“Mund të konfirmoj se pas dorëheqjes së Xhengiz Rexhepit, ne kemi arritur që të angazhojmë Mensur Jakupin për të drejtuar skuadrën. Jemi të kënaqur që ish-seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë U 18, do të drejtojë ekipin tonë. Jakupi me skuadrën bashkohet që sot (e dielë), në fazën përgatitore në Dojran, ku Rufeja do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KF Rufeja-M, Irfan Ajrullai.

Dridhje të papritura në stafin teknik të KF Rufeja-M, ka sjellë kjo fundjavë. Skuadra e Ligës së Dytë, të shtunën mbeti pa trajnerin e saj, pasi Xhengiz Rexhepi vendosi të dorëhiqet nga pozita e shefit të stafit teknik të kësaj skuadre. Lajmin për këtë vendim, Rexhepi e kumtoi vetë për mediat, duke mos dhënë më shumë detaje për këtë hap. “Mund t’ju konfirmoi se nga ky moment nuk jam më trajner i KF Rufeja-M. Dorëhiqem nga pozita ime dhe vendimi im është përfundimtar. Arsyet për këtë vendim janë personale, ndërsa Rufesë i dëshiroj suksese në të ardhmen”, është shprehur Xhengiz Rexhepi, e ndërkohë pa më vonë drejtori sportiv Jasin Fetishi shtoi. “Na vjen keq që erdhi deri te ndarja, por ky është vendim i tij dhe ne duhet ta respektojmë. Falemenderojmë Rexhepin për gjithë atë që ka bërë për skuadrën tonë dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, tha Fetishi që menjëherë u vu në kërkim të një trajneri të ri që do të vazhdojë punën e lënë në gjysmë nga ana e Rexhepit. Dhe pas bisedimeve të shpejta, në mënyrë eksprese është arritur marrëveshjes që Mensur Jakupi të marrë drejtimin e Rufesë në vazhdim të kampionatit. “Mund të konfirmoj se pas dorëheqjes së Xhengiz Rexhepit, ne kemi arritur që të angazhojmë Mensur Jakupin për të drejtuar skuadrën. Jemi të kënaqur që ish-seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë U 18, do të drejtojë ekipin tonë. Jakupi me skuadrën bashkohet që sot (e dielë), në fazën përgatitore në Dojran, ku Rufeja do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KF Rufeja-M, Irfan Ajrullai. Jakupi është trajner i ri, me prespetivë, që përvec kombëtares U 18 të Maqedonisë, kohëve të fundit ishte duke punuar me grupmoshat e KF Gostivari, së bashku me Argjend Beqirin. Angazhimi te Rufeja është një sfidë e re për të, pasi që shpreson të plotësojë ambiciet e skuadrës për inkuadrim në Ligën e Parë. Ndryshe për fund vlen të ceket se largimi i Xhengiz Rexhepit ishte goditje e madhe për miletinasit, pasi që pikërisht me emrin e tij lidhen sukseset më të mëdha të tyre. Ai mori drejtimin e Rufesë dimirin e kaluar, kur skuadra që si debutues në Ligën e Dytë vuante në adptimin në kategorinë e re, mirëpo në gjysmë-stinorin e dytë nën drejtimin e tij ishte befasia më e madhe e sezonit, duke arritur të pozicionohet në pjesën e epërme të tabelës. Në sezonin e ri, Rufeja-M, hyri me ambicie më të mëdha, duke kërkuar inkudërimin në Ligën e Parë, ndërsa pikërisht Xhengiz Rexhepi, ishte një prej personat kyc në sukseset e skuadrës. Pas pjesës së parë të sezonit, Rufeja-M, renditet në pozitën e 3-të me 28 pikë të tubuara, pasi nga 15-të takime të zhvilluara kanë shënuar 8 fitore, 4 barazime dhe 3 disfata. Rexhepi kishte plane të mëdha për gjysmëstinorin pranveror, kur pretendonte të drejtojë ekipin drejt elitës së futbollit vendor, mirëpo pas dorëheqjes së papritur, planet e tij mbesin në gjysmë, ndërsa të njëjta do të duhet t’i vazhdojë trajenri i ri, Mensur Jakupi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *