Home / Lajme / Maqedoni / Ruhi Bakiu: Policia më mori në pyetje për shkak të aktivitetit tim politik

Ruhi Bakiu: Policia më mori në pyetje për shkak të aktivitetit tim politik

17 Shkurt – Ish-anëtari i Komisionit Rregullator i Energjetikës dhe profesor universitar , Ruhi Bakiu, ka konfirmuar në një deklaratë për Agjencinë “Zhurnal”, se gjatë ditës së djeshme ka qenë i ndaluar nga Policia.

Arsye për ndalimin, sipas Bakiut, është një nismë e tij për të themeluar një lëvizje qytetare sëbashku me një grup të rinjsh nga Tetova.

Ai ka thënë se ishte shoqëruar nga dhjetëra pjesëtarë policorë të pauniformuar, të cilët e kishin çuar në ambiente private dhe e kishin marrë në pyetje.

“Ka qenë e pahijshme që njerëz pa uniformë zyrtare shtetërore të më ndalojnë rrugës dhe të më fusin në ambiente private, për të marrë deklaratë rreth aktivitetit tim politik, por edhe shoqëror në përgjithësi. Kjo gjë më ka lënë një përshtypje shumë të keqe. Unë, këto çështje i kam luftuar çdoherë dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe nuk do të heq dorë nga ideja e formimit të lëvizjes qytetare. Fillimisht, sot do të takohem me disa miq, me disa shokë këtu në Tetovë, me të cilat kam biseduar më herët rreth disa çështje të caktuara për këtë iniciativë”, ka deklaruar Bakiu.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *