Home / Lajme / Maqedoni / Sali Ramadani kandidon i pavarur në Kërçovë

Sali Ramadani kandidon i pavarur në Kërçovë

Kërçovë, 07 Shkurt – Ish-deputeti i mirënjohur i Parlamentit të Maqedonisë, Sali Ramadani – Kërçova ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Kërçovës.

Ai ka bërë të ditur se do të garojë si kandidat i pavarur, ndërsa përmes një njoftimi drejtuar mediave ai ka apeluar qytetarët për dhënien masive të nënshkrimeve për sigurimin e kandidaturës.

“Urgjentisht së paku 350 nënshkrime për kryetar të Kërçovës së Ribashkuar dhe për Sali Ramadani – Kërçova. Lajmërohen zgjedhësit e ndershëm shqiptarë, por edhe turq, romë e të tjerë, të cilët dëshirojnë ta rikthejnë Kërçovën e shitur, ta fitojnë për herë të
parë pas 69 viteve Uskanën e lashtë, gjegjësisht Kërçovën Heroike, por ende të robëruar, që urgjentisht të paraqiten në zyrën nr. 6 të Komunës së Ribashkuar të Kërçovës, kësaj radhe jo edhe në zyrat e vendit në Zajaz, Llapkidoll, Osllome, Jagoll etj”, thuhet në këtë njoftim.

Ramadani me këtë rast paralajmëron se ka në themelim e sipër edhe një parti politike të pagëzuar Partinë e Ribashkuar të Vërtetë Shqiptare-PRVSH-në. Në garën për Kërçovën deri tani është zyrtarizuar nga shqiptarët vetëm ajo e Fatmir Deharit, si kandidat nga BDI, por që do të jetë i përkrahur edhe nga PDSH, RDK, DR dhe parti tjera.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *