Home / Sport / Salihi debuton me gol në Champions Aziatik

Salihi debuton me gol në Champions Aziatik

Hamdi Salihi ka luajtur dje ndeshjen e tij të parë për ekipin kinez të Jiangsu Sainti, ku kaloi pas eksperiencës së dështuar në SHBA. Ndonëse ka debutuar me gol, Salihi nuk i është gëzuar shumë paraqitjes së skuadrës së tij, pasi ajo është mundur me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Azisë.

Në takimin e luajtur në Korenë e Jugut përballë Seulit vendas, Salihi e filloi ndeshjen nga stoli, për t’u aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 2-0 për ekipin kundërshtar. Më pas, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera para se sulmuesi shqiptar të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 80-të, duke përfituar nga një pavëmendje e mbrojtjes së ekipit korean. Por goli i Salihit nuk ndryshoi fatin e kësaj ndeshje, pasi Jiangsu pësoi edhe një gol tjetër, duke mbyllur takimin me humbjen e thellë 5-1, ndonëse vinte me shumë pretendime në këtë sfidë.
Sulmuesi pritet të jetë titullar te skuadra kineze, ndërsa do të debutojë në javën e ardhshme në kampionatin vendas, ku Jiangsu synon të përmirësojë vendin e dytë të sezonit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *