Home / Lajme / Maqedoni / Sanino në Shkup për zhbllokimin e krizës politike

Sanino në Shkup për zhbllokimin e krizës politike

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të BE-së, Stefano Sanino po qëndron në Shkup për tentimin e tij të radhës për zhbllokimin e krizës politike.

Sanino i njohur si krahu i djathtë i evrokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle mbrëmë ka takuar disa nga liderët e partive politike, mes tyre kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov. Zyra e BE-së nuk ka konfirmuar ndonjë takim me liderin e opozitës dhe LSDM, Branko Cërvenkovski, por një takim i tillë pritet të ndodhë sot.

Sanino po qëndron në Shkup para vizitës së evrokomisionerit për zgjerim Shtefan Fyle, i cili ka paralajmëruar një vizitë të radhës në Shkup më 19 shkurt, për të gjetur zgjidhje midis pozitës dhe opozitës maqedonase për krizën politik dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike lokale, që tashmë janë caktuar më 24 mars.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *