Home / Sport / Sedorf: E padrejtë të krahasosh Neimar me Mesin e Ronaldon

Sedorf: E padrejtë të krahasosh Neimar me Mesin e Ronaldon

Mesfushori holandez, Klarens Sedorf, mendon se ekspertët e futbollit po tregohen të padrejtë me Neimar, duke e krahasuar gjithmonë atë me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.

Paraqitjet e sulmuesit të Santos në vitet e fundit kanë bërë që shumëkush të fillojë ta vlerësojë atë duke e ngjitur në nivelin e dy futbollistëve të Real Madrid e Barcelonës, që aktualisht cilësohen si më të mirët në botë. Por Sedorf beson se është ende shumë herët për të vënë një barrë kaq të rëndë në supet e këtij futbollisti.
“Ai është shumë i ri, përgjegjësia për ekipin kombëtar nuk duhet të bjerë vetëm mbi të. Duhet të jenë edhe lojtarë të tjerë që ndajnë të njëjtin mendim”, tha Sedorf për mediat në Brazil.
“Është e padrejtë ta krahasosh me Kristiano Ronaldon dhe Mesin. Por mua më pëlqen shumë ta shoh kur luan dhe shpresoj që të ketë sa më shumë suksese në jetë”, u shpreh mesfushori holandez që tani aktivizohet në kampionatin brazilian me fanellën e skuadrës së Botafogos.
Sipas Sedorf, lojtari do të ketë mundësinë të shkëlqejë edhe më shumë nëse do të vendosë në të ardhmen të transferohet në Evropë.
“Neimar ka shumë talent. E kam takuar dhe më ka pëlqyer energjia e tij. shpresoj që një ditë ta shoh të luajë në Evropë, pasi kjo eksperiencë e pasuron një njeri. Të shohim nëse ai mund të shkëlqejë edhe atje. Normalisht, nëse një futbollist di të luajë, ai përshtatet lehtësisht kudo. Merrni si shembull Robinjon. Fizikisht janë njëlloj prandaj përse duhet të dyshohet se Neimar nuk duhet t’ia dalë mbanë si Robinjo?”, deklaroi Sedorf.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *