Home / Sport / Seferi, i treti në versionin WBO

Seferi, i treti në versionin WBO

Boksieri shqiptar i kategorisë “cruiser”, Nuri Seferi, është ngjitur në pozitën e tretë në renditjen e versionit botëror WBO. Seferi ka përparuar për një vend, pasi në renditjen e kaluar ishte në pozitën e katërt.

Seferi pritet që të ndeshet me amerikanin BJ Flores, që është i pari në renditjen e WBO-së, për një duel eliminator. Dueli po parashikohet të mbahet në fund të prillit apo në fillim të majit në Tiranë. Fituesi i përballjes do të ndeshet me kampionin e versionit WBO, e që aktualisht është Marco Huck.

Ndërkohë Haxhi (Robin) Krasniqi, ka mbetur në pozitën e parë në versionin WBO në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi do të përballet me Nathan Cleverlyn, më 16 mars, për titullin e botës të versionit WBO.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *