Home / Lajme / Rajon / Selimi: Adem Jashari nuk do të bisedonte me Serbinë

Selimi: Adem Jashari nuk do të bisedonte me Serbinë

25 shkurt-“Kam ecur me zotin Thaçi dikur bashkë nëpër Tiranë, për shkak se kam vlerësuar se kemi një ideal dhe ku dalloj unë prej zotit Thaçi sot: unë nuk e kam braktisur atë ideal”, tha ndër të tjera, Selimi.

Ish-themeluesi i UÇK-së dhe njëri nga prijësit e saj gjatë luftës, Rexhep Selimi, në intervistën e tij për emisionin “Press-ing”, të transmetuar të shtunën mbrëma në KTV, pjesën e dytë të të cilës e transmeton sot “Koha Ditore”, ndër të tjera thekson se komandanti legjendar, Adem Jashari, po të ishte gjallë nuk do të bisedonte me Serbinë për çështje që i takojnë Kosovës.

Në pyetjen se po të ishte Adem Jashari gjallë do të ishte në “Vetëvendosje” apo në PDK, Selimi tha “Nuk do të doja të merresha… Seriozisht, nuk dua t’ia jap vetes të drejtën të flas në mënyrë hipotetike në këtë formë. Por, gjithsesi gjallë Adem Jashari nuk do të ishte as krah i këtij flamuri që ka imponuar PDK-ja, nuk do të ishte për bisedime me Serbinë, nuk do të ishte as duke kontestuar lirinë e vet, nuk do të ishte as duke biseduar me askënd për të drejtat e këtij vendi”.

“Pra, po të ishte gjallë Adem Jashari nuk do ta kishte një flamur, nuk do të bisedonte me Serbinë, dhe këtë ai e ka dëshmuar se nuk do të bisedonte me Serbinë. E ka dëshmuar me luftën e vet, pra deri në sakrificë. Pra, për këtë besoj se pajtohemi. Se a do të ishte apo nuk do të ishte në “Vetëvendosje”, nuk më takon mua ta them, por gjithsesi se nuk do të ishte duke biseduar me Dacicin në këtë moment. Nuk do të ishte duke biseduar me Serbinë as për veriun, as për jugun”, tha Selimi.

“Kam ecur me zotin Thaçi dikur bashkë nëpër Tiranë, për shkak se kam vlerësuar se kemi një ideal dhe ku dalloj unë prej zotit Thaçi sot: unë nuk e kam braktisur atë ideal”, tha ndër të tjera, Selimi.Telegrafi

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *