Home / Sport / Selmani largohet nga Shkëndija

Selmani largohet nga Shkëndija

“Largohem përfundimisht nga Shkëndija, pasi nuk mund të vazhdoj me këta kushte dhe këtë situatë. Unë jam pa kontratë dhe pasi kjo puna me sponsorin e ri u stërzgjat, askush nuk mund të më garantojë vazhdim të bashkëpunimit. Kështu që detyrohem të kërkoj fatin tim në skuadër tjetër”, shprehet Selmani.

Mesfushori tetovar Jasir Selmani duket se përfundimisht largohet nga tabori i Shkëndijës së Tetovës, pasi kontrata e tij me ‘kuqezinjtë’ ka skaduar në dhjetor të vitit të kaluar. Pasi që situata rreth hyrjes së sponosrit të ri nuk është duke u qartësuar, Selmani vendos të largohet dhe fatin e tij të kërkojë dikund tjetër. “Largohem përfundimisht nga Shkëndija, pasi nuk mund të vazhdoj me këta kushte dhe këtë situatë. Unë jam pa kontratë dhe pasi kjo puna me sponsorin e ri u stërzgjat, askush nuk mund të më garantojë vazhdim të bashkëpunimit. Kështu që detyrohem të kërkoj fatin tim në skuadër tjetër. Për mua nuk është problem se mbyllet merkatoja e janarit, pasi jam futbollist i lirë dhe në çdo moment mund të bashkohem me skuadrën time të ardhshme. Ka disa obsione nga jashtë, por edhe nga vendi, mirëpo për momentin asgjë nuk është zyrtare”, shprehet Selmani, duke konfirmuar braktisjen e skuadrës së tij amë, Shkëndijës. Selmani verën e kaluar ishte pranë transferimit në Milsami të Moldavisë, mirëpo gjithçka dështoi, pasi drejtuesit e Shkëndijës nuk lejuan largimin e tij.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *