Home / Lajme / Rajon / “Serbia t’i shpërbëjë strukturat, pastaj të mendoj për BE-në”

“Serbia t’i shpërbëjë strukturat, pastaj të mendoj për BE-në”

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, pak ditë pasi Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi Rezolutën për Kosovën gjatë një vizite në Prishtinë theksoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë vazhdojnë të jenë shqetësuese për BE-në, prandaj autoritetet kosovare duhet t’i luftojnë më shumë këto dukuri dhe të fokusohen në zhvillimin ekonomik.

Eurodeputetja Lunacek në një konferencë për media ka vlerësuar pozitivisht dialogun e zhvilluar mes presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës dhe atij serb, Tomislav Nikolic.

Sipas saj, edhe Serbia ka arritur progres sa i përket çështjes së IBM-it dhe ka shprehur bindjen se do të shënon progres edhe sa i përket doganave.

Mirëpo, eurodeputetja, ia ka bërë të qartë Serbisë se pa shpërbërjen e strukturave paralele në veri të Mitrovicës nuk do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, transmeton KP.

“Ka vende në Bashkimin Evropian që ia kanë thënë edhe Serbisë që pa shpërbërjen e strukturave paralele nga Kosova, sidomos ato të sigurisë, nuk ka asnjë mundësi që të merr datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, ka thënë Lunacek.

Lunacek, ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet t’i zgjat dorën serbëve të veriut sepse sipas saj, Zyra Administrative nuk është e mjaftueshme.

Duke folur për 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovës, si, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro, ka sqaruar se Raporti i Komisionit Evropian kërkon nga këto pesë shtete që sa më parë ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Një çështje tjetër që është tejet me rëndësi në vendin tuaj edhe në tjerat vende por sidomos në vendin tuaj është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Autoritetet kosovare duhet të bëjnë më shumë në këtë fushë dhe të punoj për avancimin e ekonomisë, sidomos punësimin e të rinjve, në mënyrë që të këtë më shumë investime dhe qytetarët duhet ta kenë të qartë se korrupsioni nuk është pjesë e lojës”, ka thënë ajo.

Eurodeputetja, ka komentuar edhe skandalet e fundit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke thënë se është kompetencë e EULEX-it që të zbulojë dhe të shohë se çfarë ka ndodhur me paratë, t’i shqyrtojnë dëshmitë, dhe t’i gjej personat përgjegjës për këtë rast.

E pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e kryeministrit shqiptar, Sali Berishës për mundësinë e pajisjes së kosovarëve me pasaporta shqiptare, Lunacek ka shprehur shqetësimin, duke thënë se edhe Parlamenti Evropian është i shqetësuar rreth kësaj çështje, porse nuk ka dashur të komentojë më shumë, duke thënë se nuk është në dijeni se kush ka biseduar për këtë çështje me qeverinë shqiptare.

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *