Home / Sport / Shabani të martën nisi me punë

Shabani të martën nisi me punë

“Shkëndija është inspirim në vete dhe unë jam i gatshëm për atë që më pret. Tani e dij se shumë gjëra nuk janë në vendin e duhur, por këtë unë e dija edhe para se të merem vesh dhe nuk kam përse të kërkoj alibi. Kam pranuar me përgjegjësi detyrën e re, besoj në përvojën time, besoj në punë profesionale dhe besoj se së bashku të gjithë mund të kthejmë Shkëndijën aty ku e ka vendin dhe ku meriton të jetë”,deklaroi Nexhat Shabani.

Drejtuesit e rrinjë të Shkëndijës të hënën për herë të parë para futbollistëve prezantuan trajnerin e ri, Nexhat Shabanin, i cili praktikisht rrikthehet në pankinën e ‘kuqezinjëve’. Futbollistët u njoftuan se Shabani do të jetë shefi i ri i stafit teknik, ndërsa më pas dolën në stërvitje, të cilët e drejtoi Ibraim Luma dhe trajneri i portierëve Armend Elezi. Shabani pritet që me punë të fillojë prej të martën, kur do t’i bashkohet ekipit në seancat stërvitore. “Pasi të dielën u morëm vesh dhe pranova ofertën e drejtuesve të Shkëndijës, të hënën kisha prezentimin tim para futbollistëve. Prej të martën duhet të nis me punë dhe të them të drejtën që në start duhet të filloj me rritëm të lartë. Kampionati afrohet dhe mua më mbetet shumë pak kohë për të rregulluar disa gjëra në ekip”, shprehet Nexhat Shabani, i cili edhe përkundër situatës jo të lakmueshme, gjithsesi se mbetet optimist për të ardhmen. “Shkëndija është inspirim në vete dhe unë jam i gatshëm për atë që më pret. Tani e dij se shumë gjëra nuk janë në vendin e duhur, por këtë unë e dija edhe para se të merem vesh dhe nuk kam përse të kërkoj alibi. Kam pranuar me përgjegjësi detyrën e re, besoj në përvojën time, besoj në punë profesionale dhe besoj se së bashku të gjithë mund të kthejmë Shkëndijën aty ku e ka vendin dhe ku meriton të jetë”, përfundoi Shabani. Shkëndija të martën do të stërvitet nga ora 11:00, në stadiumin e fshatit Reçicë, ku edhe Nexhat Shabani do të ketë mundësinë që për së afërmi të njihet me potencialin e ekipit të tij.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *