Home / Sport / Shaqiri rikthehet në stërvitje

Shaqiri rikthehet në stërvitje

Mesfushori kosovar i Bayern Munichut, iu është rikthyer stërvitjeve pas dy javëve mungesë, për shkak të një lëndimi që pati në nyjën e këmbës.

“Jam përsëri mirë. Nuk kam më asnjë problem dhe u jam rikthyer stërvitjeve me kohë të plotë”, ka thënë Shaqiri për mediet gjermane.

Gjatë kësaj kohe 21 vjeçari gjilanas, mungoi në ballafaqimet që Bayerni i zhvilloi ndaj Mainz dhe Schalke 04. Po ashtu nuk arriti që të luaj për përfaqësuesen zvicerane në mesjavë e cila luajti baras pa gola me Greqinë në Athinë.

“I kam kaluar të gjitha problemet dhe shpresoj që të jem në formacion në ndeshjen e radhës që do ta zhvillojmë kundër Wolfsburgut të premten. Jam i përgatitur dhe këtë ia kam thënë edhe trajnerit. Gjithsesi me rëndësi është që jam rikthyer përsëri në stërvitje dhe jam në dispozicion të trajnerit”, ka shtuar 21 vjeçari.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *