Home / Lajme / Maqedoni / Shitësit e veturave të reja: Mjaft më vetura të përdorura!

Shitësit e veturave të reja: Mjaft më vetura të përdorura!

Shkup, 6 Shkurt – Qeveria e Maqedonisë po e shqyrton kërkesësn e importuesve të veturave të reja që të ndalohet importimi i veturave më të vjetra se 7 vjet në Maqedoni.

Një vendim i tillë do të miratohet në qeveri pasi të analizohen mirë se çfarë do të jetë efekti i këtij vendimi.

Të angazhuar për të bërë analiza janë përfshirë ministria e financave, transporti dhe lidhjeve si dhe kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike.

Nuk ka ndonjë informacion qyrtar nëse Qeveria do të sjellë vendim pozitiv për një kërkesë të importuesve të veturave të reja.

Importuesit e veturave të reja si argument e përdorin ndotjen e ajrit në Shkup rreth 20 herë më shumë se normalja, mbingarkesën në komunikacion si dhe mbushjen e tregut me vetura të përdorura.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *