Home / Sport / Shkëndija do jetë përsëri e fortë

Shkëndija do jetë përsëri e fortë

“Kjo është mënyra e vetme për të nxjerë skuadrën nga kriza. Shkëndija nuk duhet vetëm kur është e fortë finansiarisht, por lojaliteti duhet të tregohet edhe kur ekipi ka krizë. Unë besoj në këtë skuadër dhe shpresoj se na presin ditë edhe më të mira dhe hyrje të sponsorit të ri, për një Shkëndijë më të fortë në të ardhmen”, u shpreh shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Artim Shaqiri.

Edhe pse Shkëndija ende nuk ka sponsor të ri, gjithsesi duket se situata në taborin ‘kuqezi’ duket se po normalizohet. Për këtë meritorë janë trajneri Artim Shaqiri që me entuziazëm të paparë nuk ndërpreu punën as në momentet kur skuadra mbeti e vetmuar pas largimit të familjes Shaqiri. Kjo sikur i dha shpirt ekipit që të vazhdojë me punë, ndërsa paralelisht në këshill emergjent kërkonte sponsor të ri. Pasi kjo punë shkon më ngadalë se sa që pritej, udhëheqësit e klubit kanë arritur të sigurojnë mjete finansiare për të vazhduar pa problem deri në fund të sezonit, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet me palët e interesuara për hyrje në Shkëndijë. “Kjo është mënyra e vetme për të nxjerë skuadrën nga kriza. Shkëndija nuk duhet vetëm kur është e fortë finansiarisht, por lojaliteti duhet të tregohet edhe kur ekipi ka krizë. Unë besoj në këtë skuadër dhe shpresoj se na presin ditë edhe më të mira dhe hyrje të sponsorit të ri, për një Shkëndijë më të fortë në të ardhmen”, u shpreh shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Artim Shaqiri. Ndërkohë normalizim të situatës paralajmëron edhe Erhan Selimi, ish-kapiten i ekipit, ndihmës trajner dhe tani pjesë e këshillit emergjent. “Shkëndija përsëri do të jetë fuqi në futbollin e Maqedonisë, pasi kjo skuadër ka njerëz që asnjëherë nuk do i’a kthejnë shpinën. Janë siguruar mjete për finksionim normal deri në fund të kampionatit, ndërkohë që presim hyrje të një sponsori të ri të fuqishëm”, u shpreh Erhan Selimi, duke shtuar se ekipi ngadalë po kompletohet. “Çirjak dhe Ardit Shaqiri janë përforcime të reja. Nuriman Ismaili gjithashtu është futbollist i ri i Shkëndijës, praktikisht ai kthehet të klubi jonë. Ndërkohë që ekipi kompletohet me futbollistët që kanë qenë pjesë e ekipit, pasi u morëm vesh që edhe Ertan Demiri të vazhdojë deri në maj, portieri Nikov gjithashtu na është bashkangjitur, ndërsa presim përgjigje nga Nexhipi, Berisha dhe Ejupi, që janë në kërkim të transferimit jashta Maqedonisë”, shtoi Selimi, që paralajmëroi se deri në fillim të javës së ardhshme pritet skuadra të transferohet në Dojran apo Durrës, për të vazhduar fazën e dytë të përgatitjeve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *