Home / Sport / Shkëndija fiton 8:2 KF Luzin, sot takoher me Partizanin

Shkëndija fiton 8:2 KF Luzin, sot takoher me Partizanin

“Përgatitjet shkojnë sipas planit dhe deri tani kemi zhvilluar dy sfida kontrolluese, të fituar 1:0 me Patosin dhe 8:2 me Luzin. Kemi siguruar edhe dy takime kontrolluese, të hënën me Partizanin, ndërsa të mërkurën me Besën. Shpresojmë të kalojmë mirë, ndërsa deri në përfundim të përgatitjeve këtu, nuk përjashtojmë mundësinë që të zhvillojmë edhe ndonjë ndeshje tjetër kontrolluese”, njoftojnë nga Durrësi, nga tabori i Shkëndijës.

Skuadra tetovare vazhdon përgatitjet në Durrës, kur përvec seancave të rregulta stërvitore, ekipi kërkon të zhvillojë sa më shumë ndeshje kontrolluese, përmes të cilave do të synohet forma optimale dhe formacioni ideal. Të shtunën ekipi kishte ndeshjen e dytë kontrolluese, kur shënoi fitore bindëse 8:2, përballë skuadrës së kategorisë së tretë të Shqipërisë, KF Luzi. Dueli u karaktesizua me lojë të shkëlqyeshme të tetovarëve, që shikuesit e pranishëm i argëtuan me lojë të hapur, aksione të përkyrera dhe gjithsej 8-të gola në rrjetë të Luzit, deri sa porta ‘kuqezi’ kapituloi në dy raste. Përforcimi kroat i Shkëndijës, Lovre Cirijak, në këtë fazë përgatitore po tregohet si angazhim i qëlluar, pasi që pas golave në dy miqësoret e para, tani kundër Luzit ishte autor i katër golave. Ndërkohë katër golat tjera ishin vepër e Pollozhanit, Cuculit, Taipit dhe Nuriman Shaqirit. Gjithsesi, edhe pse përballë kishin skuadër nga Liga e Tretë, fakti që Shkëndija shënoi 8 gola në një ndeshje është paralajmërim i mirë për të ardhmen, me atë që ekipi duhet të punojë në shmangjen e disa dobësive që shfaqen në repartin e mbrojtjes. Kujtojmë se ditë më parë nëë ndeshjen e parë ne Shqipëri, Shkëndija fitoi 1:0 me ekipin e kategorisë së tretë, Patosin, me një gol të shënuar nga kroati Lovre Cirijak. Ndërkohë që ekipi ka vazhduar me seancat e rregullta stërvitore, drejtuesit kanë arritur të sigurojnë edhe dy ndeshje kontrolluese. Së pari të hënën ‘kuqezinjtë’ do të përballen në Tiranë me Partizanin, ndërsa të mërkurën në Kavajë luajnë me Besën. “Përgatitjet shkojnë sipas planit dhe deri tani kemi zhvilluar dy sfida kontrolluese, të fituar 1:0 me Patosin dhe 8:2 me Luzin. Kemi siguruar edhe dy takime kontrolluese, të hënën me Partizanin, ndërsa të mërkurën me Besën. Shpresojmë të kalojmë mirë, ndërsa deri në përfundim të përgatitjeve këtu, nuk përjashtojmë mundësinë që të zhvillojmë edhe ndonjë ndeshje tjetër kontrolluese”, njoftojnë nga Durrësi, nga tabori i Shkëndijës. Kujtojmë se rivali i të hënës i Shkëndijës, Partizani, është ekipi më i famshëm në Shqipëri, por që kohëve të fundit përjeton krizë të madhe dhe për këtë garon në kategorinë e dytë. Ata këtë vit kanë ambice për inkuadrim në Superligë dhe padyshim se do jenë një test i fuqishëm për Shkëndijën. Ndërkohë rivali i të mërkurës, Besa, është ekip i njohur i Superligës, fitues të mëherëshëm të Kupës së Shqipërisë dhe skuadër ku kanë luajtur shumë futbollistë nga Maqedonia, si vëllezërit Nuhiu, Ramadani, Osmani, Aliu, Karcev, Dimitrievski, e të tjerë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *