Home / Sport / Shkëndija fiton miqësoren me Patosin

Shkëndija fiton miqësoren me Patosin

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese kundër ekipit të ligës së dytë të Shqipërisë, Patosi, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese kundër ekipit të ligës së dytë të Shqipërisë, Patosi, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi përforcimi i ri i tetovarëve kroati, Lovren Çirjak në pjesën e dytë.

Pas një aksioni të mesfushorëve Pollozhani dhe Shaqiri , Ardian Cuculi kroson saktë para portës kundërshtare ndërsa, Çirjak qetësisht dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarëve për një fillim të mbarë të ndeshjeve kontrolluese në Durrës që do të pasojnë edhe ditët në vazhdim.

Nga klubi tetovar bëjnë të ditur se tereni i lojës ishte i vështirë ndërsa trajneri Artim Shaqiri ju ka dhënë mundësinë të gjithë futbollistëve që ka pasur në dispozicion. /Portalb

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *