Home / Sport / Shkëndija ‘goditet’ nga Rufeja

Shkëndija ‘goditet’ nga Rufeja

Ekipi i Shkëndijës është mundur 2:1 nga Rufeja-M, në një ndeshje kontrolluese të zhvilluar të shtunën. ‘Kuqezinjtë’ kishin test të pasuksesshëm para startit të garave në Ligën e Parë, ku do të përballen me Renovën, ndërsa Rufeja me atmosferë pozitive do të presë duelin kampional me Vrapcishtin në Ligën e Dytë.

Skuadra ish-kampione e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës të shtunën është goditur nga një ‘rufe’ e fuqishme, pasi u mund 2:1 nga KF Rufeja-M, në një ndeshje kontrolluese të zhvilluar të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë. Prova e fundit gjenerale për të dyja ekipet, rezultoi e suksesshme për ekipin nga Miletina, anëtare e Ligës së Dytë, deri sa Shkëndija në bazë të paraqitjes së treguar në teren, realisht ka lënë shumë për të dëshiruar. ‘Kuqezinjtë nisën mirë takimin dhe avansuan që në minutën e 4, kur një goditje e fortë e Pollozhanit nga rreth 20 metra, devijohet nga Leonard Kallaba dhe topi përfundon në rrjetë, për epërsi 1:0 të Shkëndijës. Këtu u duk se tetovarët do të dominojnë takimin, mirëpo gjërat nuk rrodhën ashtu, pasi që Rufeja-M në vazhdim ishte skuadra që dhuroi më shumë në teren, përballë një Shkëndije kaotike dhe të pa ide. Minuta e 30-të solli simetri në rezultat, kur pas një riëvnie këndore, Fatmir Ramadani shënon për barazim 1:1. Pjesa e dytë u zhvillua në tempo të ngjashme, me Shkëndijën që nuk arrinte të imponojë lojën e saj, deri sa Rufeja ishte shumë më e qartë, luante më mirë, krijonte raste dhe si rrjedhojë, në minutën e 88-të pas një goditje dënimi, ish-futbollisti i Shkëndijës, Mumin Sallai shënoi për fitore 2:1 të miletinasve. “Luajtëm shumë dobët dhe Rufeja fitoi me meritë. Nuk e dij se cka po ndodh me ekipin tonë, por të jem i sinqert luajtëm shumë larg asaj që mundemi dhe duhet të sjellim. Pa kërkuar alibi, besoj se ndikim ka këtu edhe tereni katastrofal për lojë edhe pse të njëjtat kushte ishin edhe për kundërshtarin. Gjithsesi, kemi edhe një javë për të përmirësuar gjërat dhe besoj që të gatshëm të presim fillimin e sezonit të ri dhe përballjen me Renovën”, u shpreh mbrojtësi i Shkëndijës, Sedat Berisha. “Normal që jemi të kënaqur me këtë paraqitje të ekipit tonë. Edhe pse ndeshje kontrolluese, fitorja ndaj ekipit të Shkëndijës është motiv i madh për skuadrën tonë, para sfidave të rëndësishme kampionale. Futbollistët reliazuan të gjitha obligimet e stafit teknik dhe në saje të një angazhimi të këtillë erdhi fitorja. Tani gjatë javës do të duhet të relaksohemi, për të qenë të gatshëm për sfidën me Vrapcishtin në start të sezonit pranveror në Ligën e Dytë. Ambiciet tona janë të qarta, duam Ligën e Parë dhe besojmë t’ia arrijmë qëllimit”, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *