Home / Sport / Shkëndija kthehet nga Durrësi

Shkëndija kthehet nga Durrësi

Ekipi ka marrë pushim deri ditën e hënë, kur pritet që futbollistët të rrikthehen në seancat stërvitore. Ndërkohë që Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë i ka kthyer legjitimitetin Idriz Ibishit, këta të fundit duket se kanë hyrë në zyrat e klubit dhe janë të gatshëm të vazhdojnë menaxhimin e skuadrës.

Futbollistët e Shkëndijës të ejnten janë kthyer në Maqedoni, pasi 10-të ditët e kaluara qëndruan në Durrës, ku realizuan fazën e dytë të përgatitjeve dimërore. Ekipi atje përveç seancave stërvitore, ka zhvilluar edhe katër ndeshje kontrolluese, të gjitha të fituara nga Shkëndija. Së pari ‘kuqezinjtë’ mundën 1:0 anëtarin e kategorisë së tretë Patosin, para se të shkëtërojnë 8:2 një tjetër skuadër të kategorisë së tretë, Luzin. Ekipi më me renome në Shqipëri, Partizani, ishte viktima e tretë e Shkëndijës, të cilët u mundën 1:0, ndërsa së fundmi të mërkurën tetovarët fituan 3:1 Teutën e Durrësit, me këta të fundit që luajtën me formacion të kombinuar. Në përgjithsi ‘kuqezinjtë’ tetovarë realizuan përgatitje të suksesshme, me kroatin Lovren Çirijak që bie në sy si goleador i ri i Shkëndijës, pasi në 6-të ndeshje kontrolluese ka shënuar 8 gola. Shkëndija përveç katër përballjeve të zhvilluara në Shqipëri, paraprakisht regjistroi dy barazime 0:0 dhe 2:2 me Hajvalinë, gjegjësisht Sarajin. Ekipi ka marrë pushim deri ditën e hënë, kur pritet që futbollistët të rrikthehen në seancat stërvitore. Ndërkohë që Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë i ka kthyer legjitimitetin Idriz Ibishit, këta të fundit duket se kanë hyrë në zyrat e klubit dhe janë të gatshëm të vazhdojnë menaxhimin e skuadrës. Pritet dita e hënë, për të parë më shumë detaje rreth situatës së re të krijuar te KF Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *