Home / Sport / Shkëndija mund 3:1 Teutën e Durrësit

Shkëndija mund 3:1 Teutën e Durrësit

“Tjetër paraqitje e mirë dhe fitore e merituar. Normal, në ndeshje të këtilla kontrolluese, më shumë rëndësi ka loja se sa rezultati, mirëpo nuk mund të mohojmë që fitorja shërben mirë për të mbajtur lartë moralin e skuadrës. Kjo ishte ndeshja e katërt e fituar në Shqipëri dhe me këtë ne mbyllim ndeshjet kontrolluese në Durrës, pasi që të premten parashihet rrikthimi për në Tetovë, ku do të vijojmë përgatitjet deri në start të gjysmëstinorit pranveror”, shprehen nga tabori i Shkëndijës.

Skuadra tetovare nuk ka të ndalur në miqësoret e saj në Shqipëri, pasi që të mërkurën ka shënuar fitoren e katërt në ndeshjen e katërt kontrolluese, në kuadër të përgatitjeve dimërore që janë duke i zhvilluar në Durrës. Viktima e rradhës për ‘kuqezinjtë’ tetovarë është Teuta e Durrësit, të cilët Shkëndija i mundi me rezultatin 3:1. Heroi i takimit edhe një herë ka qenë përforcimi i ri i Shkëndijës, kroati Lovren Çirijak, i cili ishte autor i të tre golave për ekipin tetovar. Vlen të ceket se Teuta e Durrësit në këtë ndeshje luajti me formacion të kombinuar, pasi që pjesa më e madhe e ekipit pushoi në pritje të sfidave të rradhës në kampionatin e Shqiprisë, që tashmë ka filluar dhe Teuta është një prej pretendentëve kryesorë për titullin e kampionit. “Tjetër paraqitje e mirë dhe fitore e merituar. Normal, në ndeshje të këtilla kontrolluese, më shumë rëndësi ka loja se sa rezultati, mirëpo nuk mund të mohojmë që fitorja shërben mirë për të mbajtur lartë moralin e skuadrës. Kjo ishte ndeshja e katërt e fituar në Shqipëri dhe me këtë ne mbyllim ndeshjet kontrolluese në Durrës, pasi që të premten parashihet rrikthimi për në Tetovë, ku do të vijojmë përgatitjet deri në start të gjysmëstinorit pranveror”, shprehen nga tabori i Shkëndijës. ‘Kuqezinjtë’ në këtë ndeshje luajtën pa Artim Pollozhanin dhe Bunjamin Shabanin, të cilët ankohen në lëndime të lehta dhe stafi teknik nuk deshti të rrezikojë me ta, e ndërkojë që pushim i’u dha edhe portierit Nikov. Përveç fitoreve, gëzon forma e mirë e kroatit Çirijak, që ngadalë mer epitetin e golashënsuesit kryesor të ekipit. Ai pas katër golave kundër Luzit, tani sjell tre gola të tjerë, ndërsa së bashku me golin e shënuar ndaj Sarajit në Shkup, rrumbullakson shifrën prej 8 golavë të shënuar në gjashtë ndeshjet kontrolluese të Shkëndijës në këtë fazë përgatitore. Pas ndeshjes me Teutën, Shkëndija do të vazhdojë stërvitjet në Durrës edhe të ejntën, ndërsa të premten ekipi niset drejt Tetovës, ku do të pritet fillimi i kampionatit të ri, ku Shkëndija me shumë gjasa përmes Kupës do të kërkojë daljen e rradhës në Evropë.

Formacioni i Shkëndijës kundër Tetutës:

………………….Velii……………………..

.Neziri……..Demiri………Mishkovski…..Cuculi..

……………Husein…………-Aliji…………..

……..Taipi……….Shaqiri………..Rexhepi…..

…………………..Çirijak…………………..

Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe futbollistët tjerë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *