Home / Sport / Shkëndija mund Partizanin

Shkëndija mund Partizanin

“Patjetër që jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të mij edhe pse gjithmonë ka vend për më mirë. Skuadra po ndjehet mirë fizikisht, ndërsa në këtë periudhë vëmendjen jemi duke e orientuar në përgatitjen tekniko-taktike të skuadrës. Do vazhdojmë me këtë rritëm deri në fund të përgatitjeve këtu në Shqipëri, ndërsa pas rrikthimit në Tetovë pritet te finalizojmë fazën përgatitore dhe të gatshëm të presim sfidën me Renovën në fillim të gjysmëstinorit pranveror”, shprehet shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Artim Shaqiri.

Pas dy humbjeve në kualifikimet për Ligën e Kampionëve nga Partizani i Beogradit dy vite më parë, Shkëndija e Tetovës më në fund ka arritur të fitojë përballë një ‘Partizani’. Bëhet fjalë për miqësoren me ekipin më të vjetër të Shqipërisë, që garon në kategorinë e dytë dhe ka ambicie për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar. Në një takim interesant dhe kualitativ, Shkëndija ka qenë skuadra më e mirë në teren, duke arritur në fund të marrë vetëm fitore minimale. Autor i golit të vetëm ishte reprezentuesi i shpresave të Shqipërisë, Gjelbrim Taipi, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë, pasi paraprakisht një futbollist i Partizanit preku topin me dorë në zonën e gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Në pjesën e dytë Shkëndija vazhdoi dominimin dhe krijoi shumë raste shënimi, mirëpo kësaj rradhe efikasiteti nuk ishte si në sfidën e të shtunës me Luzin, kur ‘kuqezinjtë’ triumfuan 8:2. Normal, në këtë drejtim ndikoi edhe skuadra e Partizanit, që ishte rivali më i fortë me të cilin Shkëndija është përballur deri tani në këtë fazë përgatitore. “Patjetër që jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të mij edhe pse gjithmonë ka vend për më mirë. Skuadra po ndjehet mirë fizikisht, ndërsa në këtë periudhë vëmendjen jemi duke e orientuar në përgatitjen tekniko-taktike të skuadrës. Do vazhdojmë me këtë rritëm deri në fund të përgatitjeve këtu në Shqipëri, ndërsa pas rrikthimit në Tetovë pritet te finalizojmë fazën përgatitore dhe të gatshëm të presim sfidën me Renovën në fillim të gjysmëstinorit pranveror”, shprehet shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Artim Shaqiri. Ndryshe Shkëndija ka vazhduar me përgatitjet në Durrës, ndërsa të mërkurën do të zhvillojë takimin më të fortë kontrollues në Shqipëri, kur do të përballet me Teutën e Durrësit, ekip që zen vendin e dytë në Super Ligë dhe ka ambicie për titullin e kampionit. Paraprakisht ishte caktuar që Shkëndija të përballet me Besën në Kavajë, mirëpo pasi kjo miqësore ka dështuar, me ndërmjetësim të futbollistit strugan, Flamur Tairit, që është pjesë e Teutës, është arritur akordi për këtë miqësore. Pritet që Teuta të luajë me ekip të kombinuar, pasi që në Shqipërië veç më kanë filluar garat në Super Ligë. Shkëndija pas ndeshjes me Teutën do të vazhdojë përgatitjen në Durrës deri të premten, kur pritet ekipi të niset drejt Tetovës.

Formacioni i Shkëndijës:

…………….Nikov……………..

Alii……Demiri……Mishkovski…Cuculi

………..Huseini…….Taipi………….

…Rexhepi…….Pollozhani…..Shaqiri….

……………….Çirijak………………

Në pjesën e dytë u inkuadruan: Velii, Berisha, Ismaili, Xhemaili, Karimani.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *