Home / Sport / Shkëndija transferohet në Durrës

Shkëndija transferohet në Durrës

“Më në fund kemi lënë pas problemet dhe jemi koncentruar maksimalisht në punën me futbollistët. Siguruam përgatitje 10-të ditore në Durrës, që mendoj se do t’i vijnë mirë ekipit, për të qenë i gatshëm për vazhdimin e kampionatit”, shprehet trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri.

Pasi përkohësisht janë lënë anësh problemet me sponsorët e skuadrës, Shkëndija e Tetvovës më në fund mundi të koncentrohet vetëm në ngjarjet në teren dhe në përgatitje sa më të mirë të skuadrës. Të hënën ekspedita e Shkëndijës ka udhëtuar drejt Shqipërisë, duke u vendosur në Durrës ku do të zhvillojnë fazën e dytë përgatitjeve dimërore. “Më në fund kemi lënë pas problemet dhe jemi koncentruar maksimalisht në punën me futbollistët. Siguruam përgatitje 10-të ditore në Durrës, që mendoj se do t’i vijnë mirë ekipit, për të qenë i gatshëm për vazhdimin e kampionatit”, shprehet trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri. Pritet që gjatë qëdrimit në Shqipëri, përveç seancave të rregullta stërvitore, përqëndrimi të jetë në zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese, ku futbollistët do të mund të kërkojnë lojën optimale, ndërsa stafi teknik do të zgjedhë ekipin ideal. Deri tani Shkëndija në këtë fazë përgatitore ka zhvilluar dy takime kontrolluese, me Hajvalinë e Kosovës në Strugë dhe me Sarajin në Shkup. “Mendoj se në Durrës duhet të zhvillojmë diku deri në 4 ndeshje kontrolluese. Për momentin nuk kemi caktuar ndonjë kundërshtar, por sa të arrijmë në bazën tonë, me shokët që kemi do të mundohemi të sigurojmë kundërshtarë sa më të mirë, me qëllim të përgatitjes maksimale të skuadrës për sfidat pranverore”, sqaron Shaqiri. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë këtë dimër kanë përjtuar shumë dridhje, posaçërisht pas largimit të familjes Shaqirin nga presidenca e skuadrës. Ekipi për momentin funksionon me ndihmë të një grupi entuziastësh që kanë siguruar mjete finansiare për gjysmësezonin pranveror. Ekipi deri tani ka angazhuar kroatin Lovre Çirjak, struganin Ardit Shaqiri, si dhe Nuriman Ismailin, i cili kthehet në ekipin amë. Ndërkohë skuadra ka mbetur pa Nderim Nexhipin që vazhdon në Rumani te Vaslui, ndërsa për momentin jashta ekipit janë edhe sulmuesi Muzafer Ejupi dhe mbrojtësi Sedat Berisha, të cilët gjenden në prova jashtë vendit.

Shkëndija barazon 2:2 me Sarajin

Të dielën Shkëndija ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese, duke barazuar 2:2 me skuadrën e Sarajit. Në një takim interesant dhe me shumë vrapim, skuadra e Sarajit dukej shumë e motivuar, ndërsa Shkëndija ende ka punë për të arritur formën optimale. Në kushte të këtilla, Saraji avansoi së pari dhe shkoi në pushim me epërsi 1:0. Në pjesën e dytë Shkëndija barazoi me anë të kroatit Lovre Çirjak, para se Saraji përsëri të avansojë, tani 2:1. Mirëpo në vazhdim ‘kuqezinjë’ shtypën kundërshtarin dhe me anë të Bunjamin Shabanit arritën të barazojnë në 2:2. Kjo ishte ndeshja e dytë kontrolluese për Shkëndijën në këto përgatitje, pasi paraprakisht barazuan pa gola me Hajvalinë e Kosovës.

Formacioni i Shkëndijës kundër Sarajit:

………………..Velii………………..

Neziri….Pollozhani…..MishkovsKI….Cuculi

………….Huseni…….Ard.Shaqiri……..

Shabani………….Karimani………..Rexhepi

…………………Çirjak……………….

U inkuadruan: Nikov, Demiri, Ismaili, Xhemaili, Murati.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *