Home / Sport / Shkupi mundet 1:2 nga Renova

Shkupi mundet 1:2 nga Renova

“Ishte një ndeshje e mirë për tu parë , pasi në këtë morrën pjesë dy skuadra të cilat luajnë në stile të ndryshme. Natyrisht se ende duhet përmirësime në lojë, mirëpo me paraqitjen e sotme ne duhet të jemi të kënaqur. Pjesa e parë kaloi në matjen e forcave , ndërsa në të dytën trajnerët dhanë shenjë për angazhim më të madh në terren të futbollistëve dhe kjo solli edhe 3 gola,” tha pas ndeshjes portieri i Renovës, Suad Zendeli.

Në përballjen miqësore në mes KF Shkupi dhe Renova, adhuruesit e futbollit në lagjen ‘Çair’ kishin mundësi që të shohin një futboll cilësor. Nisma e ndeshjes i takoi skuadrës vendase, e cila përmes Arben Nuhiu nga penaltia kishte avantazh 1-0. Vazhdimi i ndeshjes i takoi skuadrës mysafire e cila tregoi cilësinë e vet, duke arritur të përmbysë rezultatin me dy gola të Izair Eminit. “Ishte një ndeshje e mirë për tu parë , pasi në këtë morrën pjesë dy skuadra të cilat luajnë në stile të ndryshme. Natyrisht se ende duhet përmirësime në lojë, mirëpo me paraqitjen e sotme ne duhet të jemi të kënaqur. Pjesa e parë kaloi në matjen e forcave , ndërsa në të dytën trajnerët dhanë shenjë për angazhim më të madh në terren të futbollistëve dhe kjo solli edhe 3 gola,” tha pas ndeshjes portieri i Renovës, Suad Zendeli. Për KF Shkupi, kjo ishte një sfidë e mirë për të parë forcën momentale të skuadrës, posaqërsiht pas ardhjes së futbollistëve të rinj. Trajneri Visar Ganiu i vuri në provë të gjitha forcat e ekipit, ndërsa nisma ishte me formacionin më të fortë. Nga ana tjetër, për Renovën ishte një ndeshje e miërseardhur, pas një faze të gjatë të përgatitjeve fizike dhe stërvitjeve të shumta në Tetovë. Ekspedita e Renovës do të qëndrojë në Tetovë deri ditën e mërkurë, kur është planifikuar shkuarja në Ohër, ku do të zhvillohen disa ndeshje miqësore.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *