Home / Sport / Shkupi-Shkëndija për pavarësinë e Kosovës

Shkupi-Shkëndija për pavarësinë e Kosovës

KF Shkupi dhe KF Shkëndija kanë luajtur baraz 1:1, në një ndeshje kontrolluese e luajtur për nderë të pesë vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Çirjak shënoi për Shkëndijën, ndërsa Shkupi barazoi pas autogolit të Nikovit. Shkëndija u udhëhoq nga Ibrahim Luma, që përkohësisht mer drejtimin e skuadrës. ‘Shvercerat’ të pandalshëm në tribuna, duke zbukuruar këtë ndeshje vëllazërore me karakter festim për Kosovën.

Duke dashur të shënojnë përvejtorin e pestë të Pavarësisë së Kosovës, Klubi i Futbollit Shkupi dhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës janë përballur në një ndeshje kontrolluese e cila u mbyll me barazimin 1:1. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup solli të kualitetit të mesëm, që mbase kënaqi spektaorët e pranishëm në tribuna. Sa i përket situatës në fushë, ishte e qartë se futbollistët e skuadrës së Shkupit ishin shumë të motivuar për lojë dhe jepshin thuajse 200% nga mundësitë e tyre, ndërsa në anën tjetër ekipi i Shkëndijës fitohej përshtypja se janë duke luajtur me gjysmën e forcave të tyre dhe nuk rrezikonin shumë në këtë takim. Gjithsesi skuadra e Ligës së Parë kishte dominim të lehtë në pjesën e parë dhe arriti të kalojë në epësi në minutën e 43-të, kur Çirijak dhe Ardit Shaqiri sjellin aksion të shpejtë, me struganin që tregohet jo-egoist dhe assiton në kohë për sulmuesin kroat, e ky i fundit pa problem shënon për epërsi të Shkënidjës. Në pjesën e dytë u kryen shumë ndryshime në të dyja palët, Shkëndija humbi disa mundësi shënimi, ndërsa me kalimin e kohës, Shkupi gjithnjë e më shumë kërkonte barazimin. Dhe tentimet e shkupjanëve dhanë rezultat pas harkimit nga rivënia këndore e Lavdrim Hotit, ndërsa portieri i Shkëndijës, Nikov, reagon dobët duke futur topin në rrjetë të vet, për barazim përfundimtar 1:1. Gjithsesi ishte ndeshje e bukur që në një mënyrë shënoi përvejtorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa vlen të përmendet se gjatë gjithë ndeshjes, grupi i tifozëve të KF Shkupit, ‘Shvercerët’, gjatë gjithë ndeshjes krijuan atmosferë festive në tribuna, duke i dhënë ‘njgyrë të bukur’ këtij takimi revial.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *