Home / Sport / Shmajkel: Murinjo, nuk do të drejtosh kurrë Junajtid!

Shmajkel: Murinjo, nuk do të drejtosh kurrë Junajtid!

Peter Shamajkel mendon se Zhoze Murinjo nuk do të jetë kurrë trajneri i Mançester Junajtid. Sipas portierit legjendar danez, polemikat e shumta që shoqërojnë trajnerin portugez nuk mund ta bëjnë atë kurrë një pasardhës të Aleks Ferguson.

“Ai nuk do të bëhet kurrë një pasardhës i Ferguson. Mendoj se klubi nuk do të ishte kurrë i lumtur me atë që sjell Murinjo me vete kudo që shkon”.
“Ai është një kandidat i shkëlqyer për cilësitë që ka si trajner, por klubi thjesht nuk dëshiron ato që sjell me vete. Çelsi, Inter dhe tani Real Madrid, ai nuk zgjat më shumë se tre vite askund”.
Sipas portierit, është e çuditshme që e gjithë bota e sheh Realin si favorit në sfidën direkte të Ligës së Kampioneve.
“Thuajse çdokush në botë e cilëson Realin të jetë favorit dhe kjo është e çuditshme. Ne duhet t’i mundim ato pasi po kalojmë një sezon të mirë”, tha Shamajkel që vazhdon të jetë pranë klubit anglez.
Ndërkohë, kandidaturën për postin e trajnerit te skuadra angleze e ka hedhur Ole Gunar Solskjaer, i cili aktualisht është trajner te skuadra e Molde.
“Ndoshta do të duket idiotësi por ëndrra ime është të drejtoj Mançester Junajtid. Kam punuar me Aleks Ferguson për 15 sezone si lojtar dhe më pas si trajner në ekipin e të rinjve. Metodologjia e tij ka influencuar në filozofinë time dhe thuajse çdo gjë që di e kam mësuar prej tij”, tha Solskjaer.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *