Home / Lajme / Maqedoni / Shpërthen zjarr në punëtorinë e plastikës në Strugë

Shpërthen zjarr në punëtorinë e plastikës në Strugë

Strugë, 12 Shkurt – Një person ka pësuar helmim nga karbondioksidi, pas shpërthimit të zjarrit në një punëtori për përpunimin e roletave të plastikës në qendër të Strugës.

Menjëherë kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve që me efikasitet kanë ndërhyrë, e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin që u është kanosur edhe objekteve tjera të afërta. Gjatë shuarjes së zjarrit, ekipet e zjarrfikësve kanë vërejtur një person në gjendje të pavetëdijshme dhe menjëherë i kanë dhënë ndihmën e parë. Në ndërkohë kanë ftuar edhe ndihmën e shpejtë dhe personi është transferuar në repartin e kirurgjisë të Spitalit të qytetit në Strugë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 9.00, por për fat të mirë menjëherë janë alarmuar zjarrfikësit që kanë intervenuar me shpejtësi dhe kanë shpëtuar edhe personin e alivanosur edhe objektet tjera të afërta për të mos u zgjeruar flakët e zjarrit.

Nga reparti i kirurgjisë, të Spitalit të qytetit të Strugës, dr. Vllado Koçpski, specialist i kirurgjisë, fillimisht ka pohuar se gjendja e personit të aksidentuar në këtë zjarr, është e padefinuar dhe bëhen përpjekje për reanimimin e tij, por nuk ka mund të pohon se është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas informacioneve të mëvonshme, personi i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetë, por është nën përkujdesjen e mjekëve në repartin e reanimacionit, duke mos bërë të ditur identitetin e tij.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit në këtë punëtori të plastikës, nuk janë bërë të ditura, por në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ekspertëve të krim teknikës, policisë dhe të hetuesisë e gjyqësisë, për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *