Home / Lajme / Rajon / Shpërthim i fuqishëm në veri, nuk ka të lënduar

Shpërthim i fuqishëm në veri, nuk ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e tre rrokaqiejve në veri të Mitrovicës, rreth orës 22:20 në vendin ku qëndronte një post bllok i policisë.

Policia e Kosovës konfirmon shpërthimin, por thotë se nuk ka të lënduar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë shkurt se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryen hetimet. Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe KFOR-i.

Ndërsa banorët e lagjes kanë thënë për KTV-në se nga shpërthimi janë dëmtuar disa makina që ishin të parkuar në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Pak metra me larg në këtë lagje, vitin e kaluar pati ndodhur një shpërthim tjetër ku mbeti i vdekur Selver Haradinaj.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *