Home / Lajme / Rajon / Shpërthim kamikazë para ambasadës amerikane në Ankara

Shpërthim kamikazë para ambasadës amerikane në Ankara

Turqia është tronditur mesditën e sotme nga një shpërthim i fuqishëm përpara Ambasadës Amerikane në kryeqytetin Ankara.

Shpërthimi ka ndodhur në hyrjen e Ambasadës, pikërisht në pikën e kontrollit, ku ndodheshin dy prej rojeve të sigurisë, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën.

Sipas mediave në Turqi dhjetëra ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa raportohet për 2 të vdekur dhe disa të plagosur.

Ndërkohë sipas CNN, bëhet fjalë për një sulm kamikaz, por për momentin mbeten ende të paqarta detajet rreth ngjarjes së rëndë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *