Home / Lajme / Rajon / Shpërthim në veri të Mitrovicës, plagosen dy fëmijë

Shpërthim në veri të Mitrovicës, plagosen dy fëmijë

Mitrovicë, 05 Shkurt – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëm rreth orës 18:45 minuta në lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës. Sipas mediave serbe, me këtë rast janë lënduar dy fëmijë të nacionalitetit serb, të cilët janë dërguar në spitalin e Mitrovicës.

Burime të Kosovapressit nga veriu bëjnë të ditur se bomba është hedhur në shtëpinë e një serbi dhe si pasojë dy fëmijë janë lënduar.

Në spitalin që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës aktualisht në operacion është një fëmijë katër vjeçar i cili sipas informatave jo zyrtare, ka copëza granate në qafë, kurse është plagosur edhe motra e tij dhjet vjeçare.

Fëmijët, sipas burimeve serbe, në momentin e shpërthimit kanë qenë me nenën e tyre në tarracën e shtëpisë në afërsi të urës lindore te Ibrit.

Shpërthimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka thënë se policia ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa autori i këtij akti ende nuk dihet.

Ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ergin Medic ka konfirmuar se hetimet janë duke vazhduar. Kjo është bomba e dytë që brenda 24 orësh ka shpërthyer në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ende askush nuk është arrestuar lidhur me këtë rast.

Lidhur me shpërthimin në veri dhe plagosjen e dy fëmijëve Policia e Kosovës ka lëshuar një kumtesë, në të cilën thuhet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 18:45min, në rrugën “Bore Stankovic”, përkatësisht në lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës, ndërsa dy fëmijë kanë pësuar lëndime të natyrës ende të papërcaktuar.

Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policor mësohet se mjeti eksplodues i cili ka shpërthyer nën rrethana ende të pasqaruara, ka shkaktuar lëndimet trupore të dy fëmijëve të moshës nën 10 vjeccare, të përkatësisë etnike serbe, të cilët në momentin e shpërthimit ishin në katin e dytë të shtëpisë. Të njëjtit janë dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, dyshohet se mjeti shpërthyes i aktivizuar në këtë rast, mund të jetë një granat dore.

Në vend ngjarje janë ftuar edhe ekspertët e njësisë për trajtim të mjeteve të improvizuara eksploduese të cilët pritet të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, për të konstatuar llojin e mjetit shpërthyes dhe rrethanat tjera të cilat mund të ndërlidhen me hetimin e rastit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *