Home / Sport / Shqipëria mundet nga Gjeorgjia

Shqipëria mundet nga Gjeorgjia

Kombëtarja shqiptare e futbollit është mundur me rezultatin 2-1 në ndeshjen kundër Gjeorgjisë që bëri të lindin përsëri dyshime mbi aftësitë që ka kjo skuadër për të pretenduar në eliminatoret e Botërorit 2014.

Përballë një kundërshtari që qëndron shumë shkallë poshtë në renditjen botërore të FIFA-s, De Biasi kishte vendosur të eksperimentonte, me Osmanin e Currin në mbrojtje, për të kaluar Canën në pozicionin e tij origjinal në mesfushë, ndërsa në sulm ishte i vetëm Bogdani, pas të cilit vepronin Bakaj-Roshi e Vila.
Por mungesa e një fantazisti të mirëfilltë në radhët e kuqezinjve bën që ndeshja të përqendrohet më shumë te aksionet nga krahët, ndonëse harkimet në adresë të Bogdanit mungojnë. Në rastin e vetëm që një gjë e tillë ndodh, sulmuesi shtatlartë tregon aftësitë e tij duke kaluar në avantazh përfaqësuesen tonë, për të shënuar golin e 18-të me kombëtaren.
Por kuqezinjtë vazhdojnë të mos bindin dhe për më tepër zhvillojnë disa gabime elementare edhe në pasim, si ai i Bakajt, i cili në minutën e 41-të i dhuronin topin kundërshtarëve, të cilët me një kundërzbritje të shpejtë realizojnë barazimin, me aksionin e finalizuar nga Vatsadze.
Barazimi i ndeshjes bën që De Biasi të tentojë një skemë të re në pjesën e dytë, duke kaluar rreshtimin kuqezi në 3-5-2, për të larguar Osmanin e për të aktivizuar Vajushin. Por kuqezinjtë e kanë të vështirë të krijojnë aksione të rrezikshme dhe nuk kanë saktësi as me gjuajtjet nga distanca. As aktivizimi me radhë i Hysajt, Sadikut, Balës, Arapit e Likës nuk ndryshon lojën e kombëtares kuqezi, që e ka të vështirë të gjejë hapësira në mbrojtjen kundërshtare. Rasti i vetëm për t’u shënuar është goditja e dënimit e Bulkut, e cila devijohet në shtyllë nga portieri gjeorgjian.
Por nëse kuqezinjtë zhvillojnë lojën në gjysmëfushën kundërshtare pa krijuar raste, miqve i mjafton vetëm një rast për të gjetur rrugën e rrjetës. Është minuta e 82-të kur një pasiguri në krahun e djathtë të mbrojtjes kuqezi, sjell golin e shënuar nga Lobzhanidze me një devijim me thembër që nuk i lë kohë Ujkanit të reagojë.
As tentativat e dëshpëruara të minutave të fundit nga kuqezinjtë nuk evitojnë këtë humbje, por për më tepër nuk mjaftojnë për të bindur dhe për të treguar se kuqezinjtë kanë një identitet të mirëfilltë loje. Kjo duket se do të jetë edhe detyra e parë e De Biasit për muajin në vazhdim, para ndeshjes shumë të vështirë me Norvegjinë në Olso.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *