Home / Sport / Shqipëria U-21, barazim 0-0 në miqësoren me Maqedoninë

Shqipëria U-21, barazim 0-0 në miqësoren me Maqedoninë

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 ka regjistruar një barazim pa gola ndaj bashkëmoshatarëve të Maqedonisë, në takimin e zhvilluar në stadiumin e Laçit gjatë ditës së sotme.

Ndonëse trajneri Skënder Gega kishte grumbulluar lojtarë të rinj për këtë sfidë, për shkak të ndryshimit të brezave dhe përgatitjeve për eliminatoret e Euro 2015 të kësaj grupmoshe, prova e kuqezinjve ndaj maqedonasve mund të cilësohet e mirë, edhe pse miqtë vunë disi në vështirësi në pjesën e parë.
Një shtyllë e goditur nga Batha në pjesën e parë dhe një tjetër nga Gino në pjesën e dytë u ka mohuar kuqezinjve gëzimin e një goli të merituar, sidomos për atë që u shfaq në pjesën e dytë të ndeshjes ku duhet thënë se Shqipëria dominoi në lojën e saj.
Trajneri Gega ka bërë të qartë që më parë se kjo ndeshje nuk bëhej për të siguruar një rezultat, por për të parë nga afër futbollistë të ndryshëm kandidatë për ekipin kombëtar, pasi kishte grumbulluar emra të rinj që luajnë jashtë Shqipërisë apo lojtarë që më parë kanë luajtur në përfaqësuesen U-19.
Ftesës së kombëtares shqiptare të futbollit U-21 për këtë ndeshje nuk i janë përgjigjur pozitivisht mesfushorët Mërgim Brahimi dhe Elvis Kabashi. I pari ka vendosur të kalojë te kombëtarja U-21 e Zvicrës, ndërsa i dyti ka refuzuar pasi pretendon se meriton një ftesë me kombëtaren e madhe, duke injoruar ekipin U-21. Tani pritet të shihet nëse FSHF do të respektojë vendimin për të mos grumbulluar më dy futbollistët, ashtu siç është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv për të gjithë ata që refuzojnë pa shkak përfaqësuesen shqiptare.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *