Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët protestë para ambasadës serbe në Shkup

Shqiptarët protestë para ambasadës serbe në Shkup

Shkup, 06 Shkurt – Shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe Unioni i Studentëve të USHT-së të premten do të protestojnë para ambasadës së Serbisë në Shkup.

Protesta organizohet dhe përkrahet nga Unioni i Studentëve të USHT-së, Organizta e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së si dhe Shoqata e të Burgosurve Politik Shqiptar në Maqedoni.

Kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve politik shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani deklaroi se qëllimi i kësaj proteste është kundërshtimi i politikës diskriminuese që shteti serb ka ndaj shqiptarëve, konkretisht ndaj atyre në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanoc.

Ndërkaq, kreu i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu ka deklaruar se qeveria e Serbisë po terrorizon shqiptarët në Luginë të Preshëves.

“Ne shqiptarët vendorë në IRJM, të indinjuar nga veprimet anti-UÇK-së dhe antishqiptare të institucioneve shtetërore e qeveritare të Serbisë, në Preshevë, duke hequr Emblemën e UÇPMB-së dhe duke tmerruar popullatën shqiptare atje, të organizuar dalim në mbrojtje të vlerave të UÇPMB-së dhe të popullatës së pambrojtur në viset stërgjyshore shqiptare”, ka deklaruar kreu i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu.

Protesta vjen në shenjë solidariteti ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës si dhe pas arrestimeve të fundit të shqiptarëve dhe situatës së tensionuar të krijuar atje.

Afro 150 pjesëtarë të xhandarmërisë së Serbisë ditë më parë, herët në mëngjes e kanë larguar përmendoren e luftëtarëve të rënë të UÇPBM-së, para Kuvendit të Komunës në Preshevë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *