Home / Lajme / Rajon / Shqiptarët rrahin për vdekje grekun e “Agimit të Artë”

Shqiptarët rrahin për vdekje grekun e “Agimit të Artë”

20 Shkurt – Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur për vdekje një shtetas grek, aktivistë i partisë neonaziste greke “Agimi i Artë” në qytetin Patras.

Arsyeja e rrahjes brutale ka qenë një koment i shkruar “Do ti vras shqiptarët” në rrjetin social facebook, shkruan agjencia greke e lajmeve “I Neës”.

Tre emigrantët shqiptarë të irituar nga kërcënimi i të riut grek kanë takuar ate në rrugën e qytetit dhe e kanë rrahur brutalisht. Në këtë incident të dhunshëm kanë pësuar edhe një grup të rinjsh grek.

Policia greke ka ndaluar tre të rinjt shqiptarë, ndërsa bëhet e ditur se greku i rrahur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të nofullës së thyer.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *