Home / Lajme / Maqedoni / Sot protesta para ambasadës serbe në Shkup

Sot protesta para ambasadës serbe në Shkup

Shkup, 08 Shkurt – Para ambasadës së Serbisë sot në Shkup do të mbahet protesta kundër diskriminimit dhe represionit serb ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe heqja e lapidarit të UÇPMB-së.

Protesta organizohet nga Shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe Unioni i Studentëve të USHT-së, ndërsa protesta është përkrahur edhe nga parti të ndryshme politike, shoqata, përfshirë edhe Lëvizjen “Vetëvendosje!”.

“Ne shqiptarët vendorë në IRJM, të indinjuar nga veprimet anti-UÇK-së dhe antishqiptare të institucioneve shtetërore e qeveritare të Serbisë, në Preshevë, duke hequr Emblemën e UÇPMB-së dhe duke tmerruar popullatën shqiptare atje, të organizuar dalim në mbrojtje të vlerave të UÇPMB-së dhe të popullatës së pambrojtur në viset stërgjyshore shqiptare”, ka deklaruar kreu i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu.

Protesta vjen në shenjë solidariteti ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës si dhe pas arrestimeve të fundit të shqiptarëve dhe situatës së tensionuar të krijuar atje. Protesta fillon në ora 14.00, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët për masovizim.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *