Home / Sport / Sot, Shkëndija zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese në Durrës

Sot, Shkëndija zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese në Durrës

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës që po zhvillon fazën përgatitore në Durrës në ndeshjen e dytë kontrolluese do të përballet me skuadrën e kategorisë së tretë të Shqipërisë KF Luzi.

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës që po zhvillon fazën përgatitore në Durrës në ndeshjen e dytë kontrolluese do të përballet me skuadrën e kategorisë së tretë të Shqipërisë Kf. Luzi.
Ndeshja do të fillojë sot në ora 14, dhe do të jetë një mundësi për trajnerin Artim Shaqiri të kontrollojë nivelin e përgatitjes së futbollistëve të tij, njofton Portalb.mk.
Ndeshjen e parë kontrolluese Shkëndija e fitoj kundër skuadrës së Patosit me rezultat 1:0, ndërsa siç konfirmon edhe vetë trajneri Artim Shaqiri, tetovarët para përfundimit të fazës përgatitore në Durrës do të zhvillojnë ndeshje kontrolluese edhe me skuadrën e Partizanit në Tiranë ditën e hënë, ndërsa ndeshjen e fundit do ta luajnë ndaj Besës së Kavajës ditën e mërkurë. /Portalb/

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *