Home / Sport / Supersfida e Kupës së Gjermanisë

Supersfida e Kupës së Gjermanisë

Sot në mbrëmje Allianz Arena në Mynih do të mirëpresë 71 mijë tifozë për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, dy skuadrave më të mira të momentit në Gjermani dhe jo vetëm.

Jurgen Klopp, trajneri i Borussia, ka deklaruar se skuadra e tij i ka cilësitë për të fituar këtë takim: “E dimë që jemi një nga të paktat skuadra që mund të fitojmë ndaj Bayern Munchen.”

Verdhezinjtë, të cilët janë kampionët në fuqi të Gjermanisë, kanë fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit ndaj bavarezëve dhe kanë barazuar 1. Klopp mendon se nëse lojtarët e tij do të japin maksimumin, vazhda pozitive nuk do të ndalet.

“Kundërshtarët na respektojnë tashmë dhe e dinë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”, theksoi trajneri gjerman.

Këtë frazë e mbështet edhe mesfushori i Bayern Munchen, Thomas Muller: “Jemi në një formë shumë të mirë, por e dimë që Borussia na ka shkaktuar shumë probleme në të kaluarën.”

“Gjithsesi, ne duam të tregojmë se kush është… harrojeni, nuk do jua jap këtë titull”, iu drejtua Muller duke qeshur gazetarëve gjermanë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *