Home / Lajme / Maqedoni / Tabanoc, zbulohet droga në jastëk

Tabanoc, zbulohet droga në jastëk

Autoritetet doganore të Maqedonisë në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë ndaluan një tentim të ri të kontrabandimit të një sasie droge marijuanë.

Doganierët e kësaj pike doganore gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Ohër – Hamburg – Ohër, në një jastëk kanë zbuluar rreth dy kilogramë drogë marijuanë. Jastëku ishte vendosur në një çantë sportive në bagazhin e autobusit.

Sipas njoftimit të doganës, droga ishte ngarkuar në Shkup, gjatë ndalimit të autobusit, ndërsa policia pas hetimeve ka zbuluar se bëhet fjalë për shtetasin e Maqedonisë me inicialet A.J, i cili është i njohur për organet policore dhe ndaj tij është shpallur fletëarrest policor.

Poseduesi i drogës ka futur çantën në autobusin, gjatë ndalesës në Shkup.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *