Home / Sport / Te Barça nis një epokë e re, aty ku edhe Messi kritikohet

Te Barça nis një epokë e re, aty ku edhe Messi kritikohet

Lionel Messi shumë rrallë është akuzuar se ka dështuar të tregohej në ndeshjet e mëdha, ndër të tjera ka shënuar në dy finale të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, pas performancave zhgënjyese kundër Milanit e Real Madridit, kanë nisur të shtrohen një varg pyetjesh edhe për të.

Futbollisti më i mirë në botë në katër vjetët e fundit dhe shënuesi më i mirë në një prej skuadrave më të mëdha në botë, ka qenë vetëm hija e tij në ndeshjen kundër Milanit javën e kaluar, të cilën Barça e humbi me rezultatin 2:0 në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve. E njëjta gjë i ndodhi edhe të martën në “Camp Nou”, kur Cristiano Ronaldo, konkurrenti kryesor i Messit për të gjitha çmimet individuale, shënoi dy herë në fitoren 3:1 të Realit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, duke ua siguruar kështu madrilenëve kalimin në finale me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *