Home / Sport / Tension te Lacio pas humbjes me Sienën

Tension te Lacio pas humbjes me Sienën

Humbja 3-0 në fushën e Sienës gjatë natës të së hënës, ka sjellë tension në radhët e Lacios, me lojtarët që kanë akuzuar, fyer dhe janë përplasur me njëri-tjetrin pas përfundimit të ndeshjes.

Shenjat e nervozizmit janë shfaqur qartë që në vërshëllimën përfundimtare, kur mbrojtësi Konko u desh të tërhiqej nga stafi i bardhekaltërve dhe portieri Marketi për të mos u zënë me një tifoz me të cilin po polemizonte duke dalë nga fusha e lojës.
Më pas, ka shpërthyer një rrëmujë e madhe brenda dhomave të zhveshjeve. Dëshmitarët kanë dëgjuar ulërima e sharje nga më të ndryshmet dhe akuza reciproke mes lojtarëve, të cilët fajësonin njëri-tjetrin për rezultatet e fundit.
Ndonëse dera e dhomës së zhveshjeve ishte e mbyllur, gjithçka është dëgjuar qartësisht jashtë dhe duket se shumë lojtarë brenda skuadrës laciale tashmë nuk durojnë dot njëri-tjetrin.
Vetë trajneri Petkoviç ka preferuar që të mos përzihet në këtë zënkë, duke lënë lojtarët të shfryjnë dufin, ndërsa ka qenë ai që është shfaqur para gazetarëve pas ndeshjes dhe u ka kërkuar falje publikisht tifozëve, pasi ekipi që kishte zhvilluar një sezon të shkëlqyer deri pak javë më parë, tani rrezikon seriozisht të humbasë vendin e tretë dhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *