Home / Sport / Terim: Goli i Shalkes na shkatërroi moralin!

Terim: Goli i Shalkes na shkatërroi moralin!

Fatih Terim ka pranuar se Gallatasaraj pësoi një goditje shumë të rëndë kur Shalke barazoi rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve që përfundoi me rezultatin 1-1. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ndonëse tani gjermanët kanë një avantazh minimal falë golit në fushën kundërshtare.

“Kemi krijuar dy mundësi të mira për të çuar ndeshjen në 2-0, por barazimi para pushimit të ndeshjes dëmtoi moralin tonë. Ishim në avantazh falë një goli fantastik, por më pas kemi bërë gabime të mëdha. Nuk ishim në maksimum dhe e dimë që në Gjermani nuk do të kemi asnjë justifikim”, tha Terim pas ndeshjes.
Ndonëse Didier Drogba u kthye përsëri në Ligën e Kampioneve me një paraqitje shumë të mirë, heroi i skuadrës turke vazhdon të jetë Burak Jilmaz, i cili në këtë edicion të Ligës së Kampioneve ka shënuar 7 herë.
“Unë jam shumë i kënaqur me formën e Burak, ai vazhdon të punojë shumë dhe kërkon të përmirësohet”, tha trajneri turk për autorin e golit spektakolar që kaloi në avantazh ekipin e tij në sfidën e mbrëmshme.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *