Home / Lajme / Botë / Tërmet 8 ballë në Paqësor, paralajmërohet për cunam

Tërmet 8 ballë në Paqësor, paralajmërohet për cunam

Brigjet e ishujve Salomon në Oqeanin Paqësor janë tronditur nga një tërmet me magnitudë 8 ballë. Lëkundjet sizmike janë regjistruar në orët e para ditës së sotme dhe kanë shkaktuar cunami me dallgë rreth 1 m lartësi.

Qendra e Paralajmërimit në Paqësor ka bërë me dije se cunami mund të jetë rrezik për brigjet më të largëta por paralajmërim për cunami është lëshuar edhe për në ishujt Fixhi, Vanuata, Vanuatu, New Guinea, Kribati dhe Kaledonia e Re.

Sipas raportimit të Noa.al, në fillim pritej që cunami të përfshinte edhe brigjet e Australisë, Zelandës së Re dhe Indonezisë. Autoritetet përkatëse deklaruan se nuk ka vend për panik dhe se këto zona nuk janë të kërcënuara nga cunami.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të tjera por kanë qenë në shkallë më të lehtë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *