Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi – Lazzarotto: Në fokus zgjedhjet lokale

Thaçi – Lazzarotto: Në fokus zgjedhjet lokale

Tetovë, 06 Shkurt – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zvicrës Stefano Lazzarotto.

Sipas komunikatës partiake, në takimin e zhvilluar në selinë qendrore të partisë është biseduar për situatën aktuale politike në vend, për zgjedhjet lokale dhe tema të tjera me karakter politik.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në takim ka ripërsëritur se Partia Demokratike Shqiptare mbetet parimore në qëndrimet politike, njëkohësisht ka shprehur interesimin që zgjedhjet lokale të jenë sa më të rregullta dhe demokratike, thekson njoftimi i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *