Home / Lajme / Rajon / Thaçi merr pjesë në Samitin e Konferencës Islamike

Thaçi merr pjesë në Samitin e Konferencës Islamike

Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Morsi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar të mërkurën për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku do të merr pjesë në Samitin e Konferencës Islamike që po mbahet në Kajro.

Gjatë punimeve të këtij Samiti, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me burrështetas të vendeve të Konferencës Islamike, me qëllim të rritjes së numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.

“Ky është Samiti i dymbëdhjetë me radhë, që organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Islam, dhe ku Egjipti do të marrë zyrtarisht presidencën për tri vitet e ardhshme”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *