Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Zgjedhjet referendum për shqiptarët (VIDEO)

Thaçi: Zgjedhjet referendum për shqiptarët (VIDEO)

17 shkurt-Kandidatët e kësaj partie për këto zgjedhje janë: Muhamed Thaçi për Çairin, Avni Gafuri për Haraçinën, Zijadin Sela për Strugën, Mexhit Dika për Dibrën, Mijat Sadiku për Gostivarin, Burhan Izairi për Bogovinën, Sadi Bexheti për Tetovën, Ruhan Iljazi për Tearcën, Murtezan Idrizi për Likovën, Azem Sadiku për Studeniçanin, Latif Arifi për Zhelinën, Bekim Fazliu për Shkupin, Azbi Nuredini për Sarajin

Këto nuk janë vetëm zgjedhje lokale, ato e kanë rëndësinë e një referendumi. Për këtë arsye duhet ta de-legjitimojnë politikën e rrejshme të Ali Ahmetit, ndërsa ta legjitimojnë politikën e PDSH-së.

Këtë porosi e dha sonte lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në konventën promovuese për zgjedhjet lokale të mbajtur në sallën Boris Trajkovski, e cila ishte stërmbushur me simpatizantë të PDSH-së.

Thaçi deklaroi se me këtë fitore do të hapet rruga për realizimin e kërkesave tona.

“Shqiptarët në Maqedoni nga këtu masovikishtë demonstrojnë se janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale. Rruga jonë është NATO dhe BE. Ali Ahmeti gënjen kur thotë se jetojmë në Shqipëri, se flamuri dhe gjuha shqipe janë zyrtarizuar,” deklaroi Thaçi.

Lideri i PDSH-së tha se, ideja e partisë të cilën e drejton ai, është e njëjtë me atë të Skënderbeut, vëllezërve Frashëri si dhe Arben Xhaferit.

Ai theksoi se, në Maqedoni jetojnë 1 milion shqiptar dhe siç ka thënë kryeministri shqiptar Sali Berisha, edhe ai nuk do të pranoj kolonizimin e tyre.

Në konventën e sontme u promovuan 27 kandidatë të PDSH-së dhe 32 lista këshilltarësh për zgjedhjet lokalë të cilat do të mbahet gjatë muajit mars.

Kandidatët e kësaj partie për këto zgjedhje janë: Muhamed Thaçi për Çairin, Avni Gafuri për Haraçinën, Zijadin Sela për Strugën, Mexhit Dika për Dibrën, Mijat Sadiku për Gostivarin, Burhan Izairi për Bogovinën, Sadi Bexheti për Tetovën, Ruhan Iljazi për Tearcën, Murtezan Idrizi për Likovën, Azem Sadiku për Studeniçanin, Latif Arifi për Zhelinën, Bekim Fazliu për Shkupin, Azbi Nuredini për Sarajin.

Bexheti: Për një Tetovë të fortë, krenare dhe të sigurt

Në konventën promovuese të Partisë Demokratike Shqiptare për zgjedhjet lokale është vulosur kandidatura e Prof.Dr. Sadi Bexhetit si kandidat i kësaj partie për drejtimin e komunës së Tetovës. Para mijëra qytetarëve të pranishëm në Shkup, në sallën “Boris Trajkovski”, Prof.Dr. Sadi Bexheti ka shpaluar vizionin e tij të ardhshëm për qeverisjen me komunën e Tetovës.

“Tetova tashmë e ka bërë kthesën e madhe të ndryshimit, hapin e madh të zhvillimit në të gjitha aspektet e jetës qytetare. Mandati i ardhshëm i qeverisjes sonë do të jetë vazhdim i këtij ndryshimi dhe fuqizim i punëve për të zgjeruar akoma më tepër kualitetin e jetesës së qytetarëve”, tha Bexheti.

Sipas tij, mbi këtë platformë të qëndrueshme zhvillimi, gjatë qeverisjes së ardhshme do të zgjerohen investimet në infrastrukturë, në arsim, në kulturë, në komunikacion, në shërbimet komunale dhe në hapjen e mundësive për dinamika të reja në biznes.

“Rruga jonë është e pandalshme. Kjo është rruga e përkushtimit akoma më të madh ndaj efikasitetit në shërbimet publike, rruga e planifikimit më të mirë të transportit publik, rruga e edukimit kualitativ dhe e angazhimit për më tepër financa për qytetin tone”, tha ai.

Bexheti ka paralajmëruar fuqizimin e angazhimeve për një Tetovë europiane dhe të zhvilluar, të hapur dhe të përkushtuar në investime kapitale në të mire të qytetarëve.

“Ne zotohemi që në aleancë me qytetarët ta vazhdojmë projektin për një Tetovë të fortë, krenare dhe të sigurt. Ne besojmë thellësisht në këtë synim, sepse punojmë me zemër për Tetovën”, tha Bexheti.

Fjalimet e kandidatëve për kryetar komunash që do marin pjesë në zgjedhjet lokale që do mbahen më 24 Mars 2013.

MENDUH THAÇI – KRYETAR I PARTIS DEMOKRATIKE SHQIPTARE
SADI BEXHETI – KANDIDAT PËR KOMUNËN E TETOVËS
BEKIM FAZLIU – KANDIDAT PËR KRYETAR PËR KOMUNËN E SHKUPIT
ZIADIN SELA – KANDIDAT PËR KRYETAR TË STRUGËS
MIAT SADIKU – KANDIDAT PËR KRYETAR PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT
RUHAN ILJAZI – KANDIDAT PËR KRYETAR KOMUNE NË TEARCË
MUHAMED THAÇI – KANDIDAT PËR KRYETAR KOMUNE NË ÇAIR
MURTEZAN IDRIZI – KANDIDAT PËR KOMUNËN E LIPKOVËS
LATIF ARIFI – KANDIDAT PËR KOMUNËN E ZHELINËS
ISEN SHABANI – KANDIDAT PËR KRYETAR NË KOMUNËN E VRAPÇISHTIT
BURHAN IZAIRI – KANDIDAT PËR KRYETAR KOMUNE NË BOGOVINË
BEJTULLA KASAMI – KANDIDAT PËR KOMUNË E BËRVENICËS

AZBI NUREDINI – KANDIDAT PËR KOMUNËN E SARAJIT

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *